KreuCelebrity

Arsyeja e mungesës së Victoria në ribashkimin e “Spice Girls”

Arsyeja e mungesës së Victoria në ribashkimin e “Spice
Që prej performancës së fundit të Victoria Beckham me Spice Girls në ceremoninë përmbyllëse të Lojërave Olimpike të Londrës më 2012, anëtaret e tjera kanë shpresuar që ajo të rikthehet për një ribashkim.

Ato e kanë lutur përmes mediave dhe madje kanë kërkuar ndihmën e bashkëshortit të saj, David Beckham.

Megjithatë, në përgatitjet për një turne të ri për 30-vjetorin e këngës së tyre debutuese Wannabe, Victoria mungon nga grupi. Arsyeja? Simon Fuller.

Fuller, ish-menaxheri i grupit është rikthyer për të udhëhequr këtë projekt, por marrëdhëniet mes tij dhe familjes Beckham janë prishur.

David dhe Victoria e kanë blerë pjesën e tij në bizneset e tyre për 38 milionë paund në vitin 2018 dhe më vonë kanë ndërprerë çdo marrëdhënie profesionale me të. Ata nuk e donin më si menaxher as për djalin e tyre Cruz, që synonte të hynte në muzikë.

Ndërkohë, edhe mes anëtareve të Spice Girls ka tensione, sidomos mes Mel B dhe Geri Horner, të cilat kanë pasur përplasje serioze që nga një intervistë e vitit 2019 ku Mel B tregoi se kishin pasur marrëdhënie intime në të kaluarën – diçka që Geri nuk e ka përtypur kurrë mirë.

Megjithatë, grupi po përpiqet të realizojë turneun global më 2026 dhe një marrëveshje pritet të diskutohet në Miami këtë fundjavë mes Fuller dhe Geri-t, gjatë garës së Formula 1 ku bashkëshorti i saj, Christian Horner, është pjesë.

Sa i përket Victorias, burimet thonë se ajo është më shumë e lehtësuar se sa e zhgënjyer që nuk është përfshirë në këtë ribashkim.

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF