Aktorja e njohur Julia Ilirjani ka ndarë me ndjekësit e saj disa momente të çmuara, duke kujtuar një prej emrave më të dashur të skenës shqiptare, aktorin e ndjerë të humorit Met Begën.
Në një postim në Instagram, ajo ka publikuar disa fotografi të vjetra, të cilat, siç vetë tregon, ia kishte premtuar vajzës së artistit, Matilda Bega.
“Me qenë se i kisha premtuar Matilda Begës, vajzës së Met Begës, për këto foto të cilat nuk i kishte, po i postoj këtu në Instagram dhe kujtoj me shumë dashuri një nga kolegët e mi më të dashur, të madhin dhe të mirin Met Bega”, ka shkruar Iliriani përkrah postimit.
Ky gjest i ndjerë ka prekur shumë ndjekës, duke risjellë në vëmendje kontributin e vyer të aktorit Met Bega dhe lidhjen e fortë që arti dhe artistët krijojnë ndër vite.









Intervistë/ Akil Kraja, që nuk njihni!

Calvin Harris, baba për herë të parë!


Lista e nominimeve Tony Awards 2025!







