KreuCelebrity

Mark Zuckerberg dhe sekreti i suksesit të tij!

Mark Zuckerberg dhe sekreti i suksesit të tij!

CEO i Meta ka zbuluar rutinën e tij të veçantë të mëngjesit, të cilën ai thotë se ka qenë çelësi i transformimit të tij nga një programues i thjeshtw në një miliarder.

Mark Zuckerberg dhe sekreti i suksesit të tij!

Në një intervistë të kohëve të fundit në podkastin This Past Weekend, CEO i Meta rrëfeu se ai e shmang plotësisht kafenë, refuzon "kimikatet" dhe i fillon ditët e tij duke ‘luftuar’.

"Zgjohem në mëngjes dhe luftoj me njerëz”, tha Zuckerberg, duke iu referuar "seancave të tij intensive dyorëshe të jiu-jitsu braziliane", pasionit të tij të ri sportiv.

Larg nga ndjekja e gjurmëve të manjatëve të tjerë të teknologjisë që kanë pranuar se përdorin kanabis ose substanca psikedelike, Zuckerberg preferon suplemente më konvencionale si kreatina dhe vitamina D. Përjashtimi i tij i vetëm me kafenë është me pushime, dhe edhe atëherë, ai e pi atë "për qëllime rekreative".

Ai gjithashtu dallohet për konsumimin e sasive të mëdha të proteinave në mëngjes, megjithëse nuk specifikoi se sa. Kjo dietë dhe rutinë fizike duket se kanë dhënë fryte: në vitin 2023 ai mori pjesë në turne jiu-jitsu, duke fituar medalje. Ai gjithashtu përfundoi "Murph Challenge" sfiduese, duke përfunduar në 200 më të mirët midis dhjetëra mijëra pjesëmarrësve.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF