KreuCelebrity

Arbër Hajdarit: Banorja më pak inteligjente në Big ishte Valbona!

Arbër Hajdarit: Banorja më pak inteligjente në Big ishte Valbona!

Opinionisti i "Big Brother VIP Albania", Arbër Hajdari, ka rrëfyer eksperiencën e tij gjatë këtij edicioni, teksa nuk la pa treguar edhe detaje nga marrëdhëniet që ka sot me ish-banorët. I ftuar në "Ftesë në 5", Hajdari ka folur haptas rreth polemikave që shoqëruar këtë edicion. Madje ai i është përgjigjur pyetjeve të ndryshme, teksa ka zbuluar edhe 'preferencat' e tij. I pyetur nëse mund të jepte emrin e banorit që sipas tij ishte më pak inteligjenti/ja sa i takon lojës, Arbri nuk ka ngruruar aspak dhe me një sinqeritet të admirueshëm tha: Valbona Mhilli.

Arbër Hajdarit: Banorja më pak inteligjente në Big ishte Valbona!

"Tani, po të them një emër që ka qëndruar edhe goxha kohë brenda lojës. Se ka dhe të tjerë që kanë dalë më shpejt. Por, po them Valbona.", u shpreh Arbër Hajdari.

Ai ka vazhduar përgjigjen e tij, duke sqaruar se i referohet vetëm lojës si lojtare. Sipas tij, Valbona nuk e nuhati lojën.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF