Aktori 81-vjeçar Robert De Niro ka shprehur mbështetje për vajzën e tij, Airyn e cila zbuloi së fundmi se është transgjinore.
“E kam dashur dhe mbështetur Aaron si djalin tim dhe tani dua dhe mbështes Airyn si vajzën time. S’e kuptoj cili është problemi. I dua të gjithë fëmijët e mi”, u shpreh ai për “People”
Airyn është një prej 7 fëmijëve të aktorit. Nëna e saj, Toukie Smith dhe De Niro janë prindër të Airyn dhe binjakut të saj, Julian.
Ndërkohë vetë Airyn për "Them", tha, “Asnjë prind s’është i përsosur, por jam mirënjohëse që të dy prindërit e mi u dakordësuan që të më mbanin larg vëmendjes. Ata donin të ishin të rezervuar. Më kanë thënë që donin që unë të kisha një fëmijëri sa më normale të ishte e mundur”.



















