Aktori i njohur Erand Sojli është rikthyer në ekran nëpërmjet programit “Ferma VIP”. Ky rikthim vjen në një moment të ri për jetën e tij personale, pas ndarjes nga bashkëshortja.
Aktori ka zgjedhur ta mbajë larg vëmendjes mediatike ndarjen, por së fundmi gjatë një bisede në fermë, Big Mama, me stilin e saj provokues, i drejtoi Erandit një pyetje të drejtpërdrejtë, “A flet me nusen?”.
Përgjigjja e Erandit ishte e shkurtër dhe e prerë: “Jo.”, duke lënë të kuptohet se preferon të mos japë më shumë detaje për këtë çështje.
Mbetet për t’u parë nëse gjatë qëndrimit të tij në “Fermë” do të ketë apo jo ndonjë moment ku do të flasë sërish për këtë temë..



















