KreuCelebrity

“Familja perfekte në Amerikë”, Erand Sojli sapo konfirmoi ndarjen nga bashkëshortja?

“Familja perfekte në Amerikë”, Erand Sojli sapo konfirmoi

Erand Sojli u rikthye ne ekran te "Ferma VIP", por  ndryshe nga sa u largua vite më parë. Burime bëjnë me dije se aktori është ndarë nga bashkëshortja e tij, Rina Narazani, shkruante radar.al, qe kujtonte sesi cifti kishin një histori të gjatë dashurie si dhe një bashkëpunim të përkryer edhe në skenë. Kujtojmë se ai dhe Rina kanë qenë së bashku në skenën e “Portokalli”, vite më parë me rolin e “Thëllëzës” dhe “Naqes”. Pas një periudhe që jetuan të ndarë, ku Rina dhe fëmijët ishin larguar në SHBA, ndërsa Erandi vijoi edhe për pak në Shqipëri, dyshja ia doli që niste karrierën edhe në SHBA.

“Familja perfekte në Amerikë”, Erand Sojli sapo konfirmoi

Por atëherë kur dukej se u plotësua edhe tabloja e familjes perfekte, diçka ka ndodhur dhe çifti i ka dhënë fund. Miqtë e afërt e kanë ditur një fakt të tillë prej kohësh, por kanë preferuar që mos të flasin rreth arsyeve që kanë çuar në këtë ndarje. Vetë aktori nuk ka folur asnjëherë për kete duke preferuar që të gjithë vëmendjen ta orientojë në punët e tij që bën në kinematografi.

Se fundi, gjatë një bisede spontane në fermë, Big Mama, me stilin e saj provokues, i drejtoi Erandit një pyetje të drejtpërdrejtë: “A flet me nusen?” . Përgjigjja e tij ishte e shkurtër dhe e prerë: “Jo.”, duke lënë të kuptohet se preferon të mos japë më shumë detaje për këtë çështje.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF