Një javë nga finalja e madhe “Big Brother Vip”, finalistja Egli Tako ka folur në Post Big Brother. Të gjithë ish-banorët janë pjesë e spektaklit të sotëm, ku disa prej tyre kanë zbuluar detaje nga jeta pas përfundimit të formatit më të ndjekur në vend.
Pjesë nga emisioni:
Laerti ka komentuar deklaratën për Gjestin dhe ditët e para jashtë shtëpisë.
“E kam thënë që për mua nuk është modeli është i preferuar, por publiku votoi, populli është sovran. Ditët kanë qenë të bukura shumë”, tha ai.
Valbona: Edhe unë jam këtu sonte dhe kam përballë besëprerin e Big Brother, do doja të mos e kisha, por ja ku e kam.
Rozana: Nuk më ka zënë derën Livia. Është te shtëpia ime, unë tek shtëpia e partnerit. Kanë qenë ditë të mira, mendoj se kam parë mjaftueshëm live për t’i dëgjuar gjërat cepa.
Egli: Jam mirë pak e ngarkuar, pas një izolimi. Jam përpjekur të merrem me familjen, pjesa me Gjestin duket shumë mirë deri tani, kemi komunikuar, jemi takuar, gjerat deri tani duken mirë.