KreuCelebrity

Ben Affleck dhe JLo: Vila e ëndrrave të tyre ende e pashitur dhe arsyeja është e habitshme!

Ben Affleck dhe JLo: Vila e ëndrrave të tyre ende e pashitur dhe

Kur një çift ndahet, nuk janë vetëm ndjenjat që mbeten pezull. Ndonjëherë ka edhe prona milionadollarëshe për t'u menaxhuar. Ky është rasti i Ben Affleck dhe Jennifer Lopez, të cilët, vetëm disa muaj pas përfundimit zyrtar të martesës së tyre, tani e gjejnë veten në ‘hall’ për shitjen e rezidencës së tyre prej 68 milionë dollarësh në Beverly Hills.

Ish-çifti më i përfolur i Hollivudit është në mosmarrëveshje se si ta trajtojë shitjen e pronës së ëndrrave që blenë së bashku në vitin 2023.

Sipas TMZ, Ben Affleck është gati të mbyllë marrëveshjen duke ulur çmimin për të hequr qafe shtëpinë ultraluksoze sa më shpejt të jetë e mundur. Nga ana tjetër, Jennifer Lopez nuk do t’ia dijë: ajo ende synon ta shesë me çmimin e plotë, duke pritur ofertën “e duhur”.

Ben Affleck dhe JLo: Vila e ëndrrave të tyre ende e pashitur dhe

Problemi? Shtëpia ka qenë në treg për gati nëntë muaj dhe nuk ka tërhequr asnjë blerës serioz që nga fillimi i vitit 2025. Megjithatë, në letër, vila i plotëson të gjitha kushtet: 38 000 metra katrorë, 12 dhoma gjumi, 24 banjo, luks në çdo hap.

Mbetet për t’u parë..!

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF