Demi Moore tregoi në një intervistë ekskluzive për revistën PEOPLE, sesi në të kaluarën e ka “torturuar” trupin e saj me stërvitje ekstreme dhe dieta të rrepta për të përmbushur standardet e bukurisë në Hollywood.
Aktorja rrefeu se gjatë përgatitjeve për rolet në filmat Striptease dhe G.I. Jane, ka bërë stërvitje intensive, përfshirë çiklizëm deri në 26 milje në ditë, duke e përshkruar këtë si një formë ndëshkimi ndaj vetes. Sot, në moshën 62-vjeçare, Moore eshte me e butë me veten.
Ajo fokusohet në shëndetin afatgjatë, vetëpranimin dhe dëgjimin e nevojave të trupit të saj. Praktikat e saj të përditshme përfshijnë meditimin, mbajtjen e një ditari dhe një dietë vegjetariane të pasur me lëndë ushqyese.
Moore thekson rëndësinë e vlerësimit të trupit për qëndrueshmërinë e tij, përfshirë edhe përvojën e të qenit nënë e tre fëmijëve. Plakjsa, thekson aktorja, nuk e zvogëlon vlerën e saj personale e cila apelon të pranojmë dhe të kujdesemi për veten me dashuri dhe mirëkuptim.



















