KreuCelebrity

 “Më tha diçka shumë të fortë…”; Livia rrëfen takimin me të atin pas 22 vitesh!

 “Më tha diçka shumë të

Livia, banore në BBV, ka qenë e ftuar së fundmi në Top Albania Radio, dhe ndër të tjera ka treguar detaje rreth takimit me babanë e saj pas 22 vitesh. “Tani po filloj të futem te rruga e ekulibrit, kështu mund ta quaj dhe ndihem shumë mirë.  Një takim në fakt që unë nuk e imagjinoja kurrë. Nga BBV kemi filluar komunikimin sa dola unë.

 “Më tha diçka shumë të

Kemi folur dhe e kemi patur mundësinë dhe e kam thënë që më bënte shumë përshtypje pjesa që flisja me babin sikur të mos kishte ndodhur asgjë në këto 22 vite. Është shumë e çuditshme, kam gjetur atë ngrohtësinë dhe konfidencën.

Kur jemi takuar përqafimi ishte shumë i natyrshëm, sikur nuk jemi ndarë kurrë. Ishte ajo çfarë unë kisha nevojë, jashtë ekranit të telefonit duke ecur në Shkodrën e bukur. Kemi patur mundësi që të rrinim. Në fillim më tha jepi forca vetes, ndërto gjërat e tua meqë ke qejf ekranin. Babi më tha dhe një gjë shumë të fortë, që ëndrra e tij është që të bëhet gjysh. 

Ndërkohë në lidhje me takimin më vëllain, ajo tha, “Vëllain nuk e kam takuar sepse babi ka ardhur vetëm. Momentalisht nuk mundem të lëviz pasi kam disa angazhime dhe jam e ngarkuar, babi ka ardhur ndërsa vëllai do vijë më vonë. Është ajo marrëdhënia që tani jemi në kontakt”.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF