KreuCelebrity

Laertit "nuk i del e keqja": Big Brotherin e fitoi një analfabet funksional!

Laertit "nuk i del e keqja": Big Brotherin e fitoi një analfabet

Laert Vasili, u shpall finalisti i tretë i Big Brother VIP Albania, e ne një rrëfim për TCH mbi  eksperiencën në këtë format, aktori tha se Gjesti e meritonte fitoren, por nuk ia kurseu thumbat.

Laertit "nuk i del e keqja": Big Brotherin e fitoi një analfabet

"Ai e meritoi në mënyrë absolute fitoren, shkatërroi gjithë shtëpinë, çoi një vajzë në gjendje të rënduar në shtëpi, ai bëri gjithçka. Unë jam tjetër njeri”, tha Laerti fillimisht, e me pas shtoi: “Di që është futur nja tre katër herë në dhomën e rrëfimit për të regjistruar një dy-tre këngë, nuk regjistroi asgjë, patëm për të shkruar një tekst për Banaking, nuk shkruajti asnjë varg, por ja që publiku paska këtë preferencë. Një analfabet funksional, ndaj është më e bukura ‘notën e mirë’”.

Në vend të dytë u rendit këngëtarja Rozana Radi dhe në vend të tretë Egli Tako. Gjesti fitoi plot 100 mijë euro, derisa tani po vazhdon me angazhimet në muzikë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF