KreuCelebrity

“Nuk jemi zënë kurrë”, George Clooney flet për martesën me Amal!

“Nuk jemi zënë kurrë”, George Clooney flet për

George Clooney dhe gruaja e tij, Amal, nuk kanë patur asnjëherë një grindje gjatë një dekade të tërë bashkë. “E kujtoj se kemi qenë këtu me ju më parë dhe thoshim se nuk kemi patur asnjë grindje”, i tha Clooney King gjatë një interviste të hënën në “CBS Mornings”, teksa më tej vazhdoi,

“Ne ende nuk kemi. Po mundohemi të gjejmë diçka për të diskutuar! Ndjej se kam shumë fat që kam njohur këtë grua të jashtëzakonshme. Dhe ndjej se kam pasur fatin më të madh. Nuk kalon asnjë ditë pa menduar se jam njeriu më i lumtur në botë. Kështu që është fantastike”.

“Nuk jemi zënë kurrë”, George Clooney flet për

George dhe Amal u shfaqën së bashku në programin në vitin 2022, kur kjo temë u ngrit për herë të parë nga moderatorja.

George u martua me avokaten për të drejtat e njeriut, Amal, në vitin 2014, në një ceremoni me pjesëmarrjen e Matt Damon dhe Emily Blunt, në Venecia, Itali. Çifti ka gjithashtu binjakët Ella dhe Alexander, të cilët erdhën në jetë në vitin 2017.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF