KreuCelebrity

Shokon sërish Kanye West: Kam patur marrëdhënie me kushëririn!

Shokon sërish Kanye West: Kam patur marrëdhënie me

Kanye West pretendon se ai ka patur një marrëdhënie me kushëririn e tij kur ata ishin fëmijë. Reperi ka publikuar në X një pjesë të një videoklipi për një këngë të re të titulluar “Cousins” dhe ka zbuluar detaje nga kjo ngjarje.

“Kjo këngë quhet “Cousins” për kushëririn tim, i cili është mbyllur në burg përjetë për vrasjen e një gruaje shtatzënë disa vite pasi i thashë se nuk do të ‘shikonim revistat e pista së bashku’”, u tha ai ndjekësve të tij. 

“Ndjeva se ishte faji im që i tregova atij ato revista të pista kur ai ishte 6 vjeç dhe më pas bëmë atë që pamë. Emri im është Ye dhe kam kryer se*s oral me kushërinjtë e mi deri në moshën 14 vjeç”, përfundoi ai mesazhin e tij.

Shokon sërish Kanye West: Kam patur marrëdhënie me

Ai në këngën e publikuar dëgjohet të thotë këto vargje, “Duke lexuar revista të pista me kushëririn tim / Ne pamë disa duke u puthur, dhe nuk e dimë se çfarë do të thoshte / Më pas filluam të rikrijonim gjithçka që kishim parë / Pikërisht atëherë kreva se*s oral me kushëririn tim. Njerëzit më thonë, merre këtë gjë me vete në varr: ‘E vërteta do të të lirojë një ditë.’ Nuk mendoj se ata e kuptojnë se nuk jam i tërhequr nga një mashkull.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF