Pas një edicioni spektakolar, publiku ka zgjedhur si fitues mes Gjestit dhe Rozanës… Gjestin!
“Ëndrra ime u bë realitet”, u shpreh Gjesti menjëherë pas shpalljes së rezultatit. I emocionuar, ai falënderoi të gjithë ata që e mbështetën gjatë rrugëtimit të tij në BBVIP, duke theksuar se fitorja nuk është thjesht personale, por një mesazh shprese për të gjithë ata që nuk dorëzohen.
“Faleminderit të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës, besoj e kam merituar. Faleminderit Top Channel që më ka hapur dyert, kurrë nuk kam për ta harruar, faleminderit Zotit, familjes, publikut. U kry ç’do sen”.
Ai ka treguar gjatë gjithë edicionit se është një lojtar me një energji pozitive që ka ndikuar në çdo hap të aventurës së tij brenda shtëpisë.
Për Gjestin, ky ka qenë një rrugëtim i jashtëzakonshëm, një eksperiencë që ka treguar se ai është një njeri që nuk ka frikë të tregojë veten dhe të përballet me çdo sfidë që i vjen përpara.