Katër finalistët iu është dashur të jepnin opinionet e tyre për njëri-tjetrin dhe të shpjegonin pse, sipas tyre, konkurrentët e tjerë nuk e meritojnë fitoren.
Egli e cila ka shprehur hapur ndjenjat për Gjestin dhe kanë patur një marrëdhënie shumë të diskutua në BBV, tha se sjellja e Gjestit nuk ka qenë gjithmonë e qëndrueshme dhe se fjalët shpesh nuk kanë përputhur me veprimet e tij.
“Kontraditat që ka pasur nëpërmjet fjalëve dhe veprimeve, absolutisht. Papjekuria emocionale për të kuptuar ndjesitë njerëzore, ndoshta nevoja për të qenë afër dikujt, por mohimi i dikujt njëkohësisht që krijon një dilemë të madhe te dikush tjetër”, tha ajo.
Sipas saj, qëllimi i tij kryesor ka qenë loja dhe fitorja, shpesh në dëm të ndjeshmërisë dhe respektit ndaj të tjerëve.