Vdekja tragjike e Gene Hackman dhe bashkëshortes së tij , Betsy Arakawa, vazhdon të jetë në qendër të diskutimeve, se fundi jo vetëm për kushtet ekstreme të jetesës së çiftit dhe vdekjes tragjike, por edhe për dashurinë e fortë që duket se ka ekzistuar mes tyre, e cila u zbulua përmes një sërë shënimesh të shkruara me dorë të shkëmbyera mes tyre.
Hackman dhe Arakawa u gjeten te vdekur brenda rezidencës së tyre në Santa Fe ne fund te shkurtit. 95 vjeçari, vdiq nga ataku kardiak rreth një javë pas vdekjes së Betsyt, 65 vjeç, e cila u shua prej hantavirusit, një virus që transmetohet përmes minjve .
Gjatë kontrollit në shtëpinë e çiftit nga Departamenti i Policisë së New Meksikos, u gjetën dokumente dhe fotografi, duke përfshirë shënime të shkruara me dorë nga Gene Hackman për gruan e tij dhe anasjelltas. Në to, aktori duket se shpreh vazhdimisht mirënjohjen dhe dashurinë për të, duke i vulosur thuajse gjithmonë me frazën “Me dashuri” dhe inicialin e emrit .
Një nga shënimet më prekëse ishte një letër për gruan e tij ku i kërkon falje që kishte nevojë për ndihmën e saj për të përgatitur një darkë për ditëlindjen e saj. “Mirëmëngjes”, fillonte shënimi dhe vazhdonte: ” Gëzuar ditën e lindjes tënde. Më vjen keq për darkën që do të duhet ta bësh vetë. Unë të dua ty dhe fëmijët. T”, shkruante ai. Në shënimet e tjera ai i drejtohej asaj si “vajzë e bukur”, ndërsa në njërën letër shprehet: “Mirëmëngjesi vajzë e bukur. Po mendoj për ty dhe të vegjlit tanë” (teksa i referohet kafsheve te tyre).