Katy Perry pushtoi titujt e pare pasi qe pjesë e një udhëtimi vetëm femra në hapësirë me raketën ‘Blue Origin’ të Jeff Bezos. Pavarësisht se e ka shijuar shumë aventurën, shumë njerëz kanë kritikuar mënyrën se si Perry u ka predikuar masave për jetën që nga kthimi i saj.
Tani, teoricienët e konspiracionit në internet mendojnë se i gjithë misioni ishte i rremë. Ata kanë përdorur pamjet e uljes që tregojnë udhëtarët duke hapur derën e kapsulës, disa minuta para se Bezos ta kthente atë me një mjet të madh.
Ata mendojnë se kjo është dëshmi se e gjitha ishte nje sajese, duke pasur parasysh protokollet e sigurisë që thonë se raketa mund të hapet vetëm nga jashtë.