Një situatë që ka nxitur të qeshura, por edhe habi, është ndarë gjatë emisionit “Top Story”, ku po diskutohej incidenti në Big Brother VIP Albania, ku Jozi goditi Gjestin me shuplakë.
Gjatë transmetimit, redaksisë i ka mbërritur një mesazh i pazakontë nga një vajzë shqiptare, e cila tregon se i dashuri i saj nga Kosova nuk i flet prej dy ditësh, pikërisht për shkak të incidentit në reality show, thote pamfleti.net.
“I dashuri im nga Kosova është mërzitur me mua dhe ka dy ditë që nuk flasim. Nuk e di a të mërzitem që nuk flasim, apo për arsyen,” – shkruante ajo.
Mesazhi shkaktoi reagime të ndryshme në studio, duke reflektuar ndikimin e madh që ka reality show në jetën e përditshme të shikuesve.