Pas muajsh larg vëmendjes, Princesha e Uellsit ka ofruar një vështrim të rrallë se si e përballon stresin. Jeni kuriozë?
Në një video të publikuar nga Kensington Palace, Kate foli për marrëdhënien e saj me natyrën, duke e përshkruar atë si një burim të çmuar paqeje të brendshme, veçanërisht pas betejës së saj të fundit me kancerin. "Më duket se këto mjedise janë shumë shpirtërore dhe përfaqësojnë, mendoj, një rilidhje emocionale shumë intensive", tha Kate.
"Jo të gjithë kanë të njëjtën marrëdhënie me natyrën, por për mua është një vend thellësisht kuptimplotë, ku mund të gjesh ekuilibrin dhe një lloj paqeje dhe rilidhjeje në një botë përndryshe shumë të furishme”.
-
Pas daljes nga BBV, reagon Loredana!
15 Prill, 12:52
Një kthim në origjinë, në heshtje, në thelbësore. Dhe ndoshta, gjithashtu një mesazh: kur gjithçka duket se del jashtë kontrollit, është në thjeshtësi që mund të gjendet stabiliteti.
Kate Middleton u shfaq e buzëqeshur, e relaksuar. Dhe në një kohë kur paraqitjet publike janë ende të rralla - pas një diagnoze kanceri të shpallur marsin e kaluar dhe një kursi të kimioterapisë parandaluese - kjo video është pritur me shumë dashuri. “Është një lehtësim të jem në qetë dhe po qëndroj e fokusuar në rrugëtimin tim të rikuperimit”, shkroi ajo në Instagram disa javë më parë. Fjalë të thjeshta, por me peshë të thellë. Sepse, siç pranoi ajo vetë, "kushdo që është diagnostikuar me kancer e di se sa kohë duhet për t'u përshtatur me një normalitet të ri".
Ndërkohë, mes shëtitjeve në mal dhe ditëve në dëborë me fëmijët e saj, Kate Middleton duket se ka rizbuluar vlerën e gjërave të vogla.