KreuCelebrity

Rozana finaliste në përballjen me Gertën, reagon Olta Gixhari!

Rozana finaliste në përballjen me Gertën, reagon Olta Gixhari!

Pas përballjes mes Gerta Gixharit dhe Rozana Radit në Big Brother VIP Albania, ku kjo e fundit u shpall finaliste, erdhi reagimi i motrës së gazetares, Olta Gixhari. Në një deklaratë të gjatë në Instagram, Olta shpreh habinë e saj për një fenomen që sipas saj po përhapet te të rinjtë shqiptarë në rrjetet sociale – simpatia e papritur për humbësit dhe urrejtja ndaj fituesve.

“Gara Rozana – Gerta, humbet Gerta dhe menjëherë të gjithë bëhen me Gertën. Jam shumë e lumtur për këtë mbështetje, por më vjen keq që kjo dashuri nuk përkthehet në vota,” shprehet Olta.

Ajo sjell në vëmendje edhe shembuj të tjerë si rasti i Eglit dhe Laertit, duke theksuar se publiku shpesh e mbështet dikë vetëm pasi largohet nga loja. Olta u bën thirrje ndjekësve që të mos mjaftohen me komente në Instagram, por të votojnë për Gertën, nëse vërtet e duan në finale.

“Mos i doni njerëzit vetëm kur humbasin, duajini edhe kur fitojnë! Vota është ajo që vendos, jo zhurma në rrjet. Dua që të ma doni motrën edhe kur të fitojë, sepse e meriton për mënyrën se si ka luajtur,” përfundon Olta mesazhin e saj.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF