KreuCelebrity

Vrau vajzën e tij të birësuar 12 vjeçare, gjendet i varur në burg 62 vjeçari!

Vrau vajzën e tij të birësuar 12 vjeçare, gjendet i varur

Është gjetur i vetëvarur në burg 64 vjecari Rick Thorburn, i cili qe shpallur fajtor për vrasjen e vajzës së tij të birësuar, 12-vjeçares Tiahleigh Palmer dhe u dënua me burgim të përjetshëm në vitin 2018. Mësohet se Thorburn u gjet i vdekur në qelinë e tij të burgut në Qendrën Korrektuese Woodford, në Queensland.

Vrau vajzën e tij të birësuar 12 vjeçare, gjendet i varur
Vrau vajzën e tij të birësuar 12 vjeçare, gjendet i varur

Thorburn u zbulua se ishte i motivuar për të vrarë Tiahleigh pasi mësoi se djali i tij më i vogël Trent, asokohe 19 vjeç, kishte një marrëdhënie seksuale me të dhe besonte se ai mund ta kishte lënë të miturën shtatzënë. Rick raportoi se Tiahleigh ishte zhdukur më 30 tetor 2015, duke pretenduar se e kishte lënë atë në shkollë në mëngjes, por ajo nuk shkoi kurrë në klasë. Trupi i saj u gjet gjashtë ditë më vonë nga peshkatarët në bregun e lumit Pimpama.
Pavarësisht shqetësimeve të familjes megjithatë, Tiahleigh nuk kishte qenë  shtatzënë në kohën e vdekjes së saj. Sipas autoriteteve, Thorburn nuk ishte penduar për vrasjen e vajzës. Ai u deklarua fajtor për vrasje, por pretendoi se kishte mbytur aksidentalisht Tiahleigh.  
Djali i tij, Trent, u dënua me katër vjet burg për incest, dëshmi të rreme dhe përpjekje për pengim të drejtësisë, por kaloi vetëm 16 muaj pas hekurave.

Vrau vajzën e tij të birësuar 12 vjeçare, gjendet i varur


Vëllai i tij më i madh, Joshua, u dënua me tre muaj pasi u deklarua fajtor për dëshmi të rreme dhe përpjekje për të shtrembëruar rrjedhën e drejtësisë në 2017. Gruaja e Rick, Julene, u ndëshkua me 6 muaj heqje lirie pasi u deklarua fajtore për të njëjtat akuza.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF