Artistja e njohur Tayna ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor, "Thana", një këngë që nuk është thjesht një hit i ri, por një rikthim te rrënjët dhe historia e lashtë ilire. Me anë të një postimi emocionues në rrjete sociale, Tayna ka ndarë më shumë rreth simbolikës dhe konceptit që qëndron pas klipit të ri.
“Në fshatin Qeparo, mes natyrës së egër dhe gurëve të lashtë, xhiruam një pjesë të klipit ‘Thana’, ku rikthejmë kujtimin e perëndeshës ilire Thana – simbol i forcës, mençurisë dhe bukurisë", shkruan artistja.
-
Mick Jagger, 81 vjeç, fejohet me Melanie Hamrick!
12 Prill, 10:33
Sipas saj, ky projekt vjen si një thirrje për të kujtuar dhe nderuar trashëgiminë ilire, ku çdo element vizual në klip mbart një kuptim të thellë. Ari, simbol i fuqisë dhe pastrimit shpirtëror, “gold box”-i që shfaqet në video përfaqëson ruajtjen e historisë dhe shpirtit luftarak të kombit.
Pamjet janë xhiruar në vende ikonike të Shqipërisë, si Qeparo, Palasa dhe Ura e Kadiut në Përmet – ku çdo detaj është konceptuar për të përçuar mistikën, bukurinë dhe fuqinë femërore. Një treshe vajzash përfaqëson trinomin hyjnor ilir: shpirtin, tokën dhe ujin – të frymëzuara nga figurat mitologjike Zana, E Bukura e Dheut dhe E Bukura e Detit.
“Mjellma, për ilirët, ishte simbol i lirisë dhe shpirtit të pastër… Dielli ishte dritë, mbrojtje dhe frymëzim", shkruan Tayna, duke theksuar rëndësinë e lidhjes mes natyrës dhe njeriut në besimin e të parëve tanë.
“Thana” nuk është vetëm një këngë – është një nderim për hyjninë e harruar, një rikthim tek e shenjta femërore dhe një kujtesë që rrënjët tona janë po aq moderne sa çdo trend i ditës së sotme.
View this post on Instagram