KreuCelebrity

“Ndihem i emocionuar”,  Cristiano Ronaldo pjesë e botës së filmit?

“Ndihem i emocionuar”,  Cristiano Ronaldo pjesë e

Cristiano Ronaldo ka themeluar një studio të pavarur filmike me emrin “UR-Marv”, në bashkëpunim me regjisorin e njohur Mattheë Vaughn, duke shënuar një kapitull të ri në jetën e tij   profesionale.

“Ndihem i emocionuar për këtë kapitull të ri, pasi gjithmonë kërkoj mundësi të reja biznesi”, është shprehur Ronaldo në një intervistë, duke konfirmuar ambiciet e tij për të ndërtuar një prani të fortë edhe në industrinë e filmit.

Studioja “UR-Marv” synon të sjellë një frymë të re në kinematografi, duke ndërthur teknologjinë e avancuar me vlerat klasike të artit filmik. Dy filmat e parë aksion janë tashmë në fazën e financimit, dhe janë pjesë e një seriali më të gjerë që po planifikohet.

“Ndihem i emocionuar”,  Cristiano Ronaldo pjesë e

Ndërkohë, është duke u zhvilluar edhe filmi i tretë, për të cilin priten së shpejti detajet e para zyrtare.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF