KreuCelebrity

Mira Murati lançon rivalin e OpenAI!

Mira Murati lançon rivalin e OpenAI!

Mira Murati duket se ka gati një projekt të ri, pas largimit nga OpenAI disa muaj mw parw. Startupi i saj i ri IA quhet Thinking Machines Lab, dhe kompania thotë se qëllimi i saj është “t’i bëjë sistemet IA më të kuptuara gjerësisht, të personalizueshme dhe përgjithësisht të afta”.

Startupi premton gjithashtu të paktën një nivel të transparencës publike duke u zotuar të publikojë rregullisht kërkimin teknik. Kompania sugjeron se është ndërtimi i produkteve që ndihmojnë njerëzit të punojnë me IA, dhe jo sisteme plotësisht autonome.

“Ne po ndërtojmë një të ardhme ku gjithkush ka akses në njohuritë dhe mjetet për ta bërë IA të punojë për nevojat dhe qëllimet e tyre unike”, thotë deklarata për shtyp.

Mira Murati lançon rivalin e OpenAI!

Barrett Zoph, një tjetër ish-lider i OpenAI, është shefi teknologjisë në startup-in e saj. Jonathan Lachman, i cili udhëhoqi divizionin e projekteve speciale të OpenAI, i është bashkuar gjithashtu sipërmarrjes së Muratit.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF