Kanë shpërthyer në rrjet komentet kundër nënës së 23 vjecarit Mark Samson, i cili vrau 22 vjecaren Ilaria Sula, e cila kërkonte ndarjen prej tij.
Gruaja është regjistruar që të shtunën në regjistrin e të dyshuarve me akuzën e bashkëpunimit në fshehjen e trupit të pajetë, një vepër penale që parashikon deri në tre vite burg. Një marrje në pyetje që zgjati katër orë, edhe për shkak të pranisë së domosdoshme të një përkthyesi, të cilën gruaja vetë e kishte kërkuar, përballë provave gjithnjë e më të forta ndaj saj. “E ndihmova djalin tim të gjakun në shtëpi”, pranoi Nors Marlapz. Në përfundim të deklaratave dhe përgjigjeve ndaj pyetjeve të prokurores Maria Perna, asaj iu hartua akuza për bashkëpunim në fshehjen e trupit. Në urdhrin e arrestit për 23-vjeçarin, gjyqtari nënvizon "ftohtësinë dhe mungesën e ndjeshmërisë" në goditjen e befasishme dhe "brutale të një personi që kishte besim tek ai".
Gruaj, e cila pranon se ka qenë në shtëpi në momentin kur djali i saj kreu femicidin, thuhet se e ka ndihmuar të pastrojë dhomën e gjumit ku dyshohet se ndodhi vrasja. Komentuesit e kanë kryqëzuar gruan për këtë veprim, duke e akuzuar se është pikërisht edukimi që ajo i ka dhënë të birit e mënyra e rritjes së tij që e kanë kthyer në një njeri të aftë për një krim të tillë mizor. Në ditët në vijim, ekipi mbrojtës i 23-vjeçarit mund të kërkojë një ekspertizë psikiatrike për Samson.



















