KreuCelebrity

Gruaja vrau fëmijët gjatë krizës post-partum, ish-i e mbron: “Nuk u martova me një përbindësh, ajo u sëmur”!

Gruaja vrau fëmijët gjatë krizës post-partum, ish-i e

Një anëtar i Gjykatës së Lartë të Plymouth në SHBA miratoi kërkesën e prokurorëve që pretendonin prej këtij institucioni ta detyronte botuesin e New Yorker dhe një nga shkrimtarët e tij të dorëzonin një sërë intervistash dhe materialesh të tjera lidhur me bashkëshortin e Lindsay Clancy.

Gruaja vrau fëmijët gjatë krizës post-partum, ish-i e

Clancy akuzohet për vrasjen e tre fëmijëve të saj 24 janarin e vitit 2023: Callan, 8 muajsh, Dawson, 3 vjec dhe Cora, 5 vjeç, në shtëpinë e tyre në Duxbury. I shoqi Patrick, në ato momente ishte duke bërë disa pazare, me kërkesë të saj. Urdhri i gjykatësit kërkon që botuesi i New Yorker, Condé Nast të dorëzojë të gjitha shënimet, emailet, tekstet dhe postat zanore në posedim të shkrimtarit Eren Orbey, autorit të intervistës së tetorit 2024 me Patrick Clancy, sipas të dhënave të gjykatës.

Pas vrasjes së fëmijëve, Lindsay tentoi vetëvrasjen duke u hedhur nga dritarja e katit të dytë të banesës. Ajo mbeti pjesërisht e paralizuar nga dëmtimet që pësoi kur goditi tokën, ku Patrick e gjeti kur u kthye në shtëpi. Sipas disa informacioneve, gruaja vuante nga depresioni post-partum.

Patrick thoshte në intervista se ai ka  folur me gruan e tij disa herë që nga koha e krimit, teksa insiston se nuk u martua me një përbindësh "por lidhi kurorë me dikë që u sëmur". Ai nuk pajtohet megjithatë me teorinë e avokatit të saj se depresioni pas lindjes dhe doza e madhe e antidepresivëve që kishte marrë e shtynë të ndërmerrte ato veprime ekstreme.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF