KreuCelebrity

Vetëm 27 vjeç, ndahet nga jeta ish Miss Ballkani: Arsyeja shokuese e vdekjes së modeles!

Vetëm 27 vjeç, ndahet nga jeta ish Miss Ballkani: Arsyeja shokuese e

Guler Erdogan, ish-modelja e pasarelave dhe fituese e titullit Miss Ballkani, ka ndërruar jetë në një aksident tronditës natën e 1 prillit në qytetin Giresun të Turqisë. Ajo ishte vetëme 27 vjeç.
Sipas autoriteteve, të cituara nga Nationalëorld.com, Erdogan ishte në timon pasi doli nga një klub nate kur ajo u ndalua nga policia për një kontroll rutinë. Pas analizës së alkoolit në gjak është konstatuar me vlerë mbi kufirin ligjor. Në vend që të bashkëpunonte me agjentët, e reja zgjodhi të largohej në këmbë.

Vetëm 27 vjeç, ndahet nga jeta ish Miss Ballkani: Arsyeja shokuese e

Por teksa po përpiqej t`i ikte policisë, ajo rrëshqiti nga një urë dhe ra nga një lartësi prej rreth 15 metrash në një autostradë me gjashtë korsi. Guler është përplasur nga një makinë që po lëvizte në rrugë në atë moment, dhe goditja ka qenë fatale. Me origjinë nga Giresun, Erdogan ishte i njohur në botën e modës për paraqitjet e saj në pasarelë dhe për titullin Miss Ballkani. Ndonëse disa burime thonë se ka jetuar në Francë, të tjera tregojnë se ajo ka banuar në Kosovë. Autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e saktë të rrethanave të tragjedisë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF