KreuCelebrity

Me një fjali, Ledioni e vuri Gjestin në siklet!

Me një fjali, Ledioni e vuri Gjestin në siklet!

Gjesti, te cilit tashmë nuk i mungon vëmendja, e ka rrembyer edhe me shume atë me një deklaratë të sinqertë dhe jo pak të sikletshme lidhur mbi jetën e tij intime. Ditë më parë, ai ka treguar brenda shtëpisë së famshme se ka gjashtë muaj që nuk ka kryer marrëdhënie seksuale, por ka shtuar se askush nuk po e beson për këtë. Kjo rrëfim u komentua gjerësisht në rrjet, duke ngjallur reagime të ndryshme nga publiku dhe ndjekësit e formatit. 

Gjatë spektaklit “Prime”, moderatori Ledion Liço riktheu temën në vëmendje, duke e pyetur Gjestin në mënyrë direkte:
“Ç’ishte ajo që të ka marrë malli?”

I kapur në befasi dhe dukshëm i turpëruar nga situata, Gjesti iu përgjigj sinqerisht: “Ka gjashtë muaj që nuk kam bërë, por askush nuk po ma beson hallin”.

Reagimi i tij shkaktoi të qeshura mes publikut dhe banorëve, ndërsa Ledioni vijoi me pyetje të tjera, duke mbajtur atmosferën pozitive dhe argëtuese. Pavarësisht sikletit, Gjesti tregoi edhe një herë se nuk ka frikë të flasë hapur për temat personale, duke shtuar autenticitetin në lojën e tij brenda shtëpisë. Deklarata e tij ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, ku komentuesit ndahen mes atyre që e kuptojnë “hallin” e tij dhe atyre që dyshojnë në vërtetësinë e fjalëve të tij.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF