Këngëtarja e njohur Samanta Karavella është bërë nënë për herë të parë.
Lajmin e bukur ajo e ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, ku ka publikuar një foto me vajzën e saj në krahë, teksa ka zbuluar edhe emrin e veçantë që ka zgjedhur për të vogëlën e saj Gia Rose.
“E gjithë bota në krahët e mi”, ka shkruar ajo.
Kujtojmë që pak javë më parë këngëtarja ka zhvilluar një festë shumë të bukur me njerëzit e saj të zemrës, ku ka zbuluar edhe gjininë e bebit. “E vogla, rrugës”, ka shkruar ajo.



















