Bianca Censori është lodhur nga mashtrimet e Kanye West. Të paktën kështu ka rrëfyer ai në këngën e tij të re, ‘Bianca’, nga albumi ‘WW3’. Në këtë këngë reperi amerikan tregon arsyet që e kanë bërë qw ajo të ndahet prej tij.
Siç pritej, gjithçka varet nga polemikat e vazhdueshme me të cilat çifti është përballur muajt e fundit. Sipas këngës, Bianca Censori pësoi një sulm paniku pasi mori shumë komente urrejtjeje në rrjetet sociale.
Historia nuk përfundon këtu, pasi West zbulon gjithashtu se ai vuri re që Censori po e linte pasi i hodhi një sy një aplikacioni gjurmues. Artisti amerikan thotë se ish-partnerja e tij ka hipur në një makinë dhe ka ikur. Së fundmi, në këtë këngë ai përmend edhe se marrëdhënia e tij me familjen e Biancës nuk ishte më e mira e mundshme.
"Ajo po kalon një sulm paniku dhe nuk i pëlqen mënyra se si shkrova në Twitter / Derisa Bianca të kthehet, do të rri gjithë natën zgjuar, nuk do të fle / Unë vërtet nuk e di se ku është. Po gjurmoj të dashurën time me një aplikacion / Po e gjurmoj nëpër qytet / Ajo hipi në makinë dhe iku”, thuhet në disa vargje.