KreuCelebrity

Xhaketa kamoshi: Ja cilat janë modelet që nuk mund t'i humbisni këtë pranverë

Xhaketa kamoshi: Ja cilat janë modelet që nuk mund t'i humbisni

Xhaketat prej kamoshi do të jenë në qendër të vëmendjes gjatë gjithë pranverës

Xhaketa kamoshi: Ja cilat janë modelet që nuk mund t'i humbisni

Me teksturën e saj të butë dhe të rafinuar ka pushtuar pasarelat, muajt e fundit ka qenë protagonist i padiskutueshëm i street style-it dhe tani kamoshi po përgatitet të dominojë edhe tendencat e pranverës.

E kemi parë në fustane, funde, çanta, por këtë sezon janë xhaketat prej kamoshi ato që do të vjedhin pamjen.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Elodie Romy (@elodieromy)

Po, nëse keni ndërmend t'i nxirrni nga dollapi, për të krijuar ‘look’ në stilin perfekt boho, apo dëshironi t'i kombinoni në mbrëmje me veshje shik, një gjë është e sigurt: ato janë veshjet e sipërme që ia vlen të investoni në këtë periudhë të vitit.

A jeni gati t'i tregoni ato 24/7 nga tani deri në fund të pranverës? Nëse përgjigja është po, gjithçka që duhet të bëni është të frymëzoheni në modelet që ne kemi zgjedhur!