KreuCelebrity

Olsi Bylyku flet për herë të parë publikisht për Eglin (dhe problemet e saj)!

Olsi Bylyku flet për herë të parë publikisht për Eglin

Olsi Bylyku ishte i ftuar per nje intervistë në “The Dalina Show”, ku u pyet drejtpërdrejtë nga Dalina Buzi për situatën e tij me  Egli Takon gjatë Big Brother VIP. “Ti je zgjuar një ditë me komente ‘i mallkuar qofsh’ dhe të nesërmen me ‘lum si ti’.”-u shpreh Dalina duke iu referuar gjithë lajmeve në rrjet pas deklaratave të Olsit për Eglin. A e kishte menduar ai ndikimin e kësaj situate?

Olsi Bylyku flet për herë të parë publikisht për Eglin

Ndërkohë Olsi pranoi se ajo që e çuditi më shumë nuk ishte opinioni i njerëzve për Eglin, por diçka tjetër. U përfol për romancë jashtë BBV-së, si qëndron e vërteta për raportin mes Eglit dhe Marios.

“Ajo që më shqetësoi më shumë ishte fakti që nuk kishte asnjë koment për partneren time aktuale.”-tha ai, duke theksuar se gjithmonë biseda ndalonte te historia e tij e mëparshme.

“Kam shumë respekt dhe mirënjohje për atë gocën dhe i uroj fitoren.”-tha ai duke nënvizuar se ndonëse gjithçka ishte përqendruar te e kaluara, askush nuk kishte përmendur njeriun që ka pranë sot.

“Me veten time kam thënë: Si nuk shkroi njeri për partneren time aktuale? Pastaj mendova që nuk ka problem, se mirënjohjen ia shpreh vetë.”

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF