Moderatoja e njohur Arbana Osmani pas një mungese 2-vjeçare në ekran rikthehet sot në televizionin Klan, në finalen e “X Factor”.
Lajmi është dhënë nga Alketa Vejsiu e cila ka publikuar një foto të realizuar në oborrin e Klan dhe krah saj ka shkruar,
-
Margarita Xhepa, kjo foto sa 1000 fjalë!
3 Prill, 10:24
“Në finalen e ‘X Factor’ nesër, do të ndaj skenën me shumë dashuri me Arbanën, bashkudhëtare e një epoke sa çerek shekulli në Radio dhe Televizion. Universet tona paralele nesër bashkohen në një pikë në ekranin e RTV Klan. Jam shumë shumë e lumtur. Për në muzikë është fjala. Shihemi nesër”, ka shkruar ajo.
Kërshëria e publikut për të parë moderatoren është e madhe pasi kjo është hera e parë që Arbana Osmani del në një ekran kombëtar shqiptar, që prej largimit të saj nga Top Channel.