KreuCelebrity

Përdorën imazhin e saj që të shisnin pilula dobësimi, "shpërthen" Fifi!

Përdorën imazhin e saj që të shisnin pilula dobësimi,

Fifi eshte gjendur papritu përballe një situatë të pakëndshme, pasi imazhi i saj është përdorur pa leje për të reklamuar produkte false.

Lajmi u bë i ditur nga vetë artistja përmes një videoje në Instastory, ku ajo sqaroi ndjekësit se nuk ka përdorur kurrë produkte të tilla dhe insiston se trupi i shfaqur në reklamë nuk është i saj.

“Më kanë dërguar shumë mesazhe duke më pyetur nëse këto hapa më kanë bërë efekt apo jo. Dua të them qartë se ai postim është plotësisht i rremë! Ai trup nuk është i imi, ata kanë marrë vetëm fytyrën time dhe e kanë montuar mbi një trup tjetër. Betohem në Zot që nuk kam përdorur asnjë lloj hapi. Fytyra është e imja, por trupi jo”, u shpreh ajo e revoltuar.

Përdorën imazhin e saj që të shisnin pilula dobësimi,

 

Kjo situatë ka shkaktuar reagime të shumta mes fansave të këngëtares, të cilët kanë dënuar ashpër abuzimin me imazhin e saj.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF