Dori dhe Devi kanë dhënë një intervistë për kanalin e YouTube të revistës “Bordo”, ku kanë zbuluar se si e morën lajmin që nuk do të ishim më pjesë e Fiks Fare”.
“Largimi nuk është se më ka shijuar shumë personalisht, as mua as Devit, është për t’u thënë. Nuk është se e prisnim, kjo është hera e parë që flas për këtë gjë, nuk e prisnim farethënë. Nuk është se e prisnim, kjo është hera e parë që flas për këtë gjë, nuk e prisnim fare. Unë dhe Devi përsa i përket komplet Topit, ne kemi qenë në Top edhe kur është hapur me zërat e parë fare. Kemi qenë në fillim fare 10-15 zëra që do të dublonim filma, dokumentare, ne ishim 2 nga ato 10 personat e parë fare. E kemi gdhirë atje, kemi qenë që në fillimet e para”, tha Dori, ndërkohë që Devi vijoi,
“Ne kemi shkuar fëmijë në Top, jemi bërë burra në Top, kemi gjetur dhe grua në Top, jo Dori e gjeti në Top se unë e gjeta diku tjetër. Kemi bërë dhe fëmijët kur ishim në Top. Kështu që ndodhi për arsye të televizionit, menduan që një ndryshim do t’i bënte mirë gjësë, të paktën kjo është thënë.
Ç’është e vërteta të tregohemi me këmbë në tokë, kushdo që të jetë nuk është se e merr mirë lajmin për t’u larguar nga puna. Edhe Trumpit t’i thuash ik andej nga je, do të mërzitet edhe pse ka 1000 biznese të vetat. E përshëndesim dhe e duam shumë fort popullin që na ndalonin në rrugë, dhe na thoshin, ‘po pse, po si, po qysh, po tek, ju ishit kështu, ju ishit ashtu’. Iku kjo histori, filloi një gjë e re, fatmirësisht është pritur mirë dhe ne do të japim maksimumin tonë, sepse është emision i popullit, nuk është emisioni ynë. Ai e bën dhe ai e shikon që të bëjmë më të mirën edhe te ‘Tak Fak’”.