KreuCelebrity

“X Factor” mban finalen: ja kush triumfoi!

“X Factor” mban finalen: ja kush triumfoi!

“X Factor”, spektakli që zbulon talentet e rinj, mbajti mbrëmjen e kësaj të premte finalen e madhe.

3 konkurrentët që mundën të prekin këtë finale ishin Leandra, e cila më pas ishte e parë që u largua nga gara, Rigersa dhe Salvatore, konkurrenti nga Italia.

“X Factor” mban finalen: ja kush triumfoi!

Ishte Rigersa nga Shkodra ajo që arriti të triumfojë, pjesë e skuadrës së këngëtares Arilena Ara, duke përjetuar emocione të papërshkureshme për këtë fitore të madhe.

Spektakli i mbrëmshëm ishte një magji nga fillimi në fund, ku veç performancave të bukura të konkurrentëve, të cilët tani janë artistë të vërtetë, ishin edhe performancat e anëtarëve të jurisë, ajo e Alketa Vejsiut; Adi Krasta si rrallë herë këndoi një këngë me Eranda Libohovën, performanca e Tunës dhe Norës, gjithashtu një monolog jete nga Arbana Osmani.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF