Një grup ishujsh pranë Antarktidës, të mbuluara me akull dhe të banuar vetëm nga pinguinë, janë përfshirë në luftën e tarifave të Donald Trump. Presidenti amerikan ka vendosur tarifa prej 10% për produktet e tyre.
Ishujt Heard dhe McDonald, të cilët formojnë një territor të jashtëm të Australisë, janë ndër vendet më të largëta në Tokë, të arritshme vetëm me një udhëtim dy-javor me varkë nga Perth në bregun perëndimor të Australisë. Ata janë krejtësisht të pabanuar; hera e fundit që atjë ka shkelur këmba e njeriut, ka qenë pothuajse 10 vjet më parë. E pavarësisht kësaj, Ishujt Heard dhe McDonald rezultojnë në një listë të publikuar nga Shtëpia e Bardhë të "vendeve" që do të përballen me tarifa të reja tregtare.
Kryeministri australian Anthony Albanese tha të enjten: "Asnjë vend në Tokë nuk është më i sigurt".
Komentet shpotitëse shpërthyen në rrjetet sociale:
"A kemi një deklaratë zyrtare edhe nga pinguinët?"
"Lërini të paguajnë, pinguinët mund t`i përballojnë tarifat. Shikoni sa mirë janë veshur"
"Jemi që jemi, taksojmë edhe macet"
"Pinguinët e gjorë. Të kapur në një luftë tarifash. Si do t'i shpëtojnë recesionit?
"Se mos guxojë njeri të veshë frak, se do kujtojnë që është i pasur", ishin vetëm disa nga komentet që vinin në lojë këtë situatë.



















