KreuCelebrity

E përlotur, Arbana Osmani rrëfen një nga momentet më të vështira!

E përlotur, Arbana Osmani rrëfen një nga momentet më të

Moderatorja e njohur Arbana Osmani ishte pjesë e finales së madhe të “X Factor” mbrëmjen e kësaj të premte, ku bëri një rrëfim sa frymëzues e të guximshëm. Ndër të tjera ajo rrëfeu edhe një nga momentet më të vështira të karrierës së saj.

3 vite më parë kur në po të njëjtën javë, kishte katër netët e festivalit dhe premierën e ‘Big Brother’, ku në një nga ditët vajza e saj vetëm qante dhe ajo nuk po e kuptonte pse, dhe befas kuptoi që arsyeja ishte se i kishte ikur qumështi i gjirit.

“Ka patur shumë momente të vështira në jetën time personale që nuk do duhej kurrsesi t’i reflektoja në ekran, por po më kujtohet tani një moment që në fakt nuk ka qenë në skenë, por ka qenë në shtëpinë time dy orë para se të ngjitesha në skenën e Festivalit të Këngës në RTSH përpara tre vitesh.

E përlotur, Arbana Osmani rrëfen një nga momentet më të

Asokohe, Zoi, vajza ime, ishte vetëm 3-muajshe dhe unë e ushqeja me gji. Në po të njëjtën javë, unë kisha katër netët e festivalit dhe premierën e Big Brother, pra katër netët e festivalit, e hënë, e martë, e mërkurë, e enjte dhe premiera e Big Brother të premten. Kanë qenë shumë, shumë, shumë të ngjeshura si ditë dhe si net. Në të gjithë këtë morinë e punëve detyrohesha çdo dy orë, çdo tre orë, për të shkuar për t’i dhënë gji vajzës. Ka qenë ora 6, e kisha bërë grimin, pikërisht që të isha bërë gati pastaj që të ngjitesha direkt në skenë.

Nuk e kisha veshur fustanin. Shkova me vrap te dhoma e gjumit, e mora në krahë Zoin dhe e vura në gji. Vetëm qante, qante dhe nuk e kuptoja pse qante. Ndërkohë telefoni im nuk pushonte se po më pyesnin kur vjen dhe duhej të rakordoja skaletën dhe të gjithë gjërat e tjera. Ndërkohë kisha këtë fëmijë që qante dhe s’po kuptoja se çfarë kishte. Pastaj befas kuptova që më kishte ikur qumështi dhe thjesht ndjeja vetëm lotët që më lëviznin pafund, pafund dhe kisha këtë beben në dorë dhe thosha: Arbana çfarë po bën? Çfarë po bën?. Aty pastaj i fshiva lotët, përqafova Zoin fort, bëra një shishe qumësht, edhe ajo e piu, unë u çlirova dhe shkova e prezantova festivalin”, rrëfeu mes lotësh Arbana Osmani.

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF