KreuCelebrity

Almeida Xhaferi: Këshilla efektive për menaxhimin e ankthit

Almeida Xhaferi: Këshilla efektive për menaxhimin e ankthit

Stresi, ankthi, depresioni janë ndjesi që duket se nuk zgjedhin dhe askush nuk është imun. Nëse jeni aq fatlum sa mund të mos keni patur asnjëherë episode të tilla, me siguri njihni një familjar apo mik që po kalon një periudhë të vështirë me problemet e shëndetit mendor. Ndaj ky artikull me disa këshilla tejet efektive nga specialistja e shëndetit mendor Almeida Xhaferi shkon për këdo, mendja e të cilit është e brishtë këto kohë…

Almeda, si mund ta kuptojmë që po përjetojmë gjendje ankthi?

Flasim që përjetojmë ankth kur e kapim veten që në mënyrë të vazhdueshme që kemi mendime intruzive, ndihemi të shqetësuar, mendojmë skenarin më të keq të mundshëm që diçka e keqe do na ndodhë dhe të gjitha këto mendime janë nëkokën tonë të pabazuara në fakte. Gjendja bëhet shqetësuese në momentin që kjo gjendje bën që trupi ynë  të japë sinjale alarmi, duke penguar të funksionojmë në përditshmëri. Ky është pikërisht momenti kur duhet treguar kujdes dhe duhet kërkuar ndihmë tek specialistët. 

Almeida Xhaferi: Këshilla efektive për menaxhimin e ankthit

Cilat janë disa nga teknikat më efektive për të menaxhuarkëto gjendje?

Së pari duhet të identifikojnë mendimet negative dhe të kuptojmë që këto mendime që janë shfaqur në jetën tonë nuk përbëjnë fakte konkrete të pakundërshtueshme.  Së dyti dua të mendoni që midis stimulit dhe reagimit është gjithmonë një fushë boshe neutrale dhe pikërisht në këtë fushë boshe qëndron fuqia jonë për të zgjedhur mënyrën se si ne do të reagojmë ndaj situatave sfiduese. Së treti dua ta mendoni mendjen si një qiell të kaltër të hapur, në të cilin herë pas here shfaqen disa re të errëta. Është në dorën tonë të krijojmë hapësirën që këto re t’i identifikojmë dhe t'i lëmë të shkojnë ashtu siç vijnë për t'ia lënë radhën rrezeve të diellit. Duhet të dimë se kur flasim për menaxhimin e ankthit duhet t’i kujtojmë vetes që 85% të skenarëve imagjinar për më të keqene mundshme nuk ka për të ndodhur kurrë janë mendimeintruzive të pabazuara në fakte. Një mënyrë shumë e mirë përtë menaxhuar vetë episodet e ankthit është të marrim frymë thellë me hundë dhe ta nxjerrim gradualisht me gojë. Ta përsërisim procesin e frymëmarrjes disa herë derisa të konstatojmë që frymëmarrja ka filluar të rrallojë rrahjet e zemrës. Një mënyrë tjetër efektive është që kur ne ndjejmë që zemra na rreh fort të marrim kuba akulli dhe t’i shtrëngojmë fort në dorë. Ndjesia e ftohtë dhe mpirjes që jep akulli në duart tona do na bëjë që mendimet intruzive të zhduken dhe të kalojnë në mënyrë më të shpejtë. Mos harroni që mendimet ankthioze nuk janë fakte dhe skenaret që juve ju trembin kaq gjatë nuk kanë për të ndodhur kurrë. Kujtojani vetes këtë. 

Si ndikojnë traumat që kalojmë gjatë jetës në sjelljet tona të ardhshme?

Trauma nuk është thjesht një ngjarje që ka ndodhur dikur nëjetën tonë, trauma është e gjithë gjurma që ka lënë në mënyrën se si ne organizojmë jetesën, në mënyrën sesi perceptojmë rreziqe aty ku nuk ka, në mënyrën sesi mbrohemi nga marrëdhëniet apo ndikon në vendimet e përditshme që ne marrim. Traumat dëmtojnë aftësinë tonë për të vendosur lidhje të rëndësishme me njerëzit përreth duke zëvendësuar modelete krijimit të lidhjeve të shëndetshme me modelet vetëmbrojtëse. Individët e traumatizuar fillojnë të perceptojnë rrezik të pa qenë edhe te personat që nuk janë aty për t'i dëmtuar ata, duke penguar procesin e një lidhje emocionale të shëndetshme midis individit të traumatizuar dhe një individi që është aty për të vendosur një raport të shëndetshëm.

Si mund të përmirësojmë vetëvlerësimin tonë?

Në fakt vlera jonë nis me dashurinë dhe kujdesin që ne duhet të kemi çdo ditë për veten, dashuria për veten, dhembshuria për veten do përmirësojë edhe vetëvlerësimin dhe një njeri që di ta dojë veten në mënyrë të shëndetshme pa diskutim që do të dijë të dojë edhe tjetrin në formë të shëndetshme. Dashuria për veten apo të parit të vetes me një ndjenjë dhembshurieedhe kur bëjmë gabime, edhe kur gjendemi në situata vërtetëtë errëta është dhembshuria që ndoshta nuk na është mësuar aty ku duhet sepse jemi rritur me një zë të fortë kritikues. Është shumë e nevojshme që kritika për veten të zëvendësohetme dhembshurinë. 

Po depresioni si formë më serioze e shëndetit mendor si manifestohet dhe çfarë këshillohet nga specialistët?

Së pari dua të tregohemi të kujdesshëm dhe të shmangim vetëdiagnostikimin me depresion. Flasim për depresion në raste kur personi nuk po arrin dot të mirë funksionojë në fazën e gjumit dhe zgjimit, i është cenuar mënyra sesi ushqehet, nuk ka më interes për gjëra që më përpara përbënin gëzimet e vogla të përditshmërisë për të, ka impaktuar mënyrën sesi socializohet apo nuk socializohet për shkak të shfaqjes sëhumorit depresiv, ka humbur interesim për sporte, ka humbur interesin për të kryer marrëdhënie seksuale dhe ka mendime negative që kanë të bëjnë me një vlerë vetëvlerësim të ulët përveten. Mos harroni kurrë që nuk e caktoni dot ju nëse po përjetoni depresion apo jo, sepse i takon specialistit ta vendosë këtë diagnozë. 

Si mund të ndihmojmë një mik që po kalon një periudhë tëvështirë?

Duhet të jemi gjithmonë aty, për të dëgjuar dhimbjen e tij dhejo për të barazuar dhimbjen e tij me diçka që ne kemi kaluar. Përpiqemi pa diskutim të empatizojmë tjetrin duke i thënë e di sesi ndihesh, por nuk do sugjeroja ta bënit këtë sepse njëperson që është duke përjetuar apo duke u përballur me depresionin teksa ju dëgjon ta thoni këtë gjë dhe di që ju vetë nuk e keni kaluar atë po kalon ai, nuk ndihmoni gjendjen e tij apo të saj por zhvlerësoni dhimbjen me të cilin ai po përballet. Duhet të shmangni ndjenjën e gjykimit të situatës apo tëkërkoni të gjeni zgjidhje dhe t'ju ofroni zgjidhjet e gatshme. Një person që vuan nga depresioni ka nevojë të di që ju jeniaty thjesht për ta dëgjuar dhe sa mirë do ishte nëse ju mund ta referoni këtë person te profesionistët e shëndetit mendor.

Si ndikojnë problemet e shëndetit mendor në aspektin fiziktë shëndetit tonë?

Hipokrati dikur thoshte që një mendje e qetë pa diskutim që krijon një mirëqenie trupore. Stresi krijon një lloj çrregullimitë të gjitha cikleve të trupit tonë. Është evidentuar nga kërkues të shumtë jo vetëm të shëndetit mendor, po dhe të shëndetit fizik që sëmundjet kardiovaskulare më së shumti rezultojnë të jenë si rezultat i personave që janë shumë të ndjeshëm ndajstresit. Po ashtu sistemi tretës preket nga personat që janë të ndjeshëm nga stresi. Impakti që ka shëndeti mendor në trup është i jashtëzakonshëm pasi lidhja mendje-shpirt është shumë e fortë, kështu që një shëndet i mirë, apo një paqe e mendjes pa diskutim na garanton edhe një risk më të ulët ndaj shfaqjes së sëmundjeve në trupin tonë.

Çfarë do rekomandoje për ata që duan të fillojnë terapinëpër herë të parë?

Këshilla është jini të duruar, mos kërkoni zgjidhje magjike në seancën e parë por filloni të pranoni veten për atë që jeni. Terapia është proces, nuk është një akt që filloni një seancë dhe mbyllet aty. Në terapi ju do gjeni zgjidhjen duke shëruarnjë nga një plagët tuaja. 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF