Sir Elton John po përballet me probleme të shumta shëndetësore. Këngëtari legjendar britanik 78-vjeçar është duke kaluar një moment mjaft të vështirë, por mundohet të mbetet optimist.
Me kalimin e viteve, artisti ka kaluar nëpër prova të shumta mjekësore si zëvendësimet e gjurit dhe ijeve, operacioni i kancerit të prostatës dhe së fundmi, një infeksion i rëndë i syve, që ndikoi ndjeshëm në shikimin e tij.
Këngëtari i njohur foli së fundi për betejën me verbërinë dhe ndikimin e saj mbi jetën e tij. Ai u prek nga një infeksion të rëndë i syve verën e kaluar teksa ishte me pushime në Francë, gjë që e la të verbër plotësisht në syrin e djathtë dhe me shikim të kufizuar në syrin e majtë.
Sir Elton John tha se nuk mund t'i shikojë më djemtë e tij Zachary, 14, dhe Elijah, 11, të luajnë sport, të lexojnë ose të shikojnë TV.
"Shoh turbullt, nuk mundem të shikoj televizor e as të lexoj. Nuk mund t'i shoh djemtë e mi duke luajtur regbi dhe futboll. Është një kohë shumë stresuese. Është shqetësuese. Përsëri e konsideroj fat që kam jetën që kam. Unë kam ende familjen time të mrekullueshme dhe mund të shoh diçka me syrin tim të majtë, kështu që vazhdoj të lëviz çdo ditë."