KreuCelebrity

Georgina Rodriguez pas fitores së Ronaldos: Me dashurinë time!

Georgina Rodriguez pas fitores së Ronaldos: Me dashurinë time!

Cristiano Ronaldo është në formë të mirë edhe pse është 40 vjeç. Ai vazhdon të shënojë gola në Ligën Saudite Pro, ku tashmë ka 21 gola në 25 ndeshje, duke shënuar radhazi në tre ndeshjet e fundit (katër gola), ku i fundit ishte ndaj rivalit të drejtpërdrejtë, Al Hilal, kampion i sezonit të kaluar.

Pas këtij triumfi, modelja dhe biznesmenja ka publikuar një foto të tyre në një sauna, si me rroba banje, ashtu edhe me frazën e mëposhtme: “Mëngjes rikuperimi me dashurinë time”, shoqëruar me emoji-n e një zemre.

 

Para kësaj ajo kishte publikuar edhe dy histori të tjera për bashkëshortin e saj, por ato të kohës kur po luhej ndeshja. Ajo po e shikonte në shtëpi, me një nga djemtë e saj, Mateo, dhe shkruante: “Vetëm në momentin e golit po më tregonte se çfarë do të bënte që babi të shënonte, lidhje e bukur!”.

Georgina Rodriguez pas fitores së Ronaldos: Me dashurinë time!

Në sfond, në televizor, mund të shihje Cristianon duke festuar. Për të përfunduar publikimin e dy videove të tjera, ajo shkruante, “2 gola nga babi, 3 pikë”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF