KreuCelebrity

Rozana Radi finalistja e parë e edicionit të 4-t të Big Brother VIP!

Rozana Radi finalistja e parë e edicionit të 4-t të Big Brother
Rozana Radi është zyrtarisht finalistja e parë e “Big Brother VIP Albania 4”. Ajo triumfoi në televotimin me Gertën, duke fituar zemrat e publikut dhe duke siguruar një vend të artë në natën finale më 19 prill.

Për një javë me radhë, publiku kishte në dorë fatin e dy banoreve. Në fund, votat e shumta shkuan për Rozanën, e cila tashmë është një hap më afër çmimit të madh prej 100 mijë eurosh.

Ky moment u prit me shumë emocione brenda dhe jashtë shtëpisë, pasi Rozana, me qëndrimin e saj të drejtpërdrejtë, energjinë dhe karakterin e fortë, ka arritur të krijojë një lidhje të veçantë me publikun.

Pasi që finalja po afron edhe loja po bëhet gjithnjë e më e ashpër.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF