KreuCelebrity

Aktorja e madhe Tinka Kurti, si i vdiq djali i vetëm!

Aktorja e madhe Tinka Kurti, si i vdiq djali i vetëm!

Tashmë në moshë të shtyrë, aktorja tejet e dashur për publikun shqiptar Tinka Kurti po qëndron në një shtëpi të moshuarish në Tiranë. Në puntatën e fundit të “Big Brother”, Tinka Kurti u shfaq në ekran duke dhënë një mesazh për aktorin pjesëmarrës në program, Laert Vasili, ndërsa rrëfeu se tashmë jetonte në një azil.

Aktorja e madhe Tinka Kurti, si i vdiq djali i vetëm!

Gjigandja e skenës ndërkohë, djalin e saj të vetëm e humbi shkurtin e vitit 2018. Zefi jetonte prej kohësh në Kanada bashkë me familjen e tij dhe largësia, e kishte mbajtur disi larg të ëmës. Një natë përpara se të ndahej nga jeta nga atak i papritur në zremër megjithatë, ai kishte folur me nënën, e më pas, kishte dalë të pastronte borën para oborrit të shtëpisë. Infarkti e mori përgjithmonë nga kjo botë në moshën 65-vjeçare.

Prej një kohe të gjatë, Zefi kishte mbajtur një profil të ulët publik. Ai kishte përfunduar Universitetin e Arteve dhe deri në vitin 1990 ka punuar si aktor në Teatrin "Migjeni" të Shkodrës. Ndërsa pas rënies së sistemit komunist, kishte zgjedhur të emigronte dhe ta ndërtonte jetën e tij jashtë kufijve.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF