KreuCelebrity

Fruthi, panik në SHBA: Vdesin dy fëmijë, një ishte i pavaksinuar!

Fruthi, panik në SHBA: Vdesin dy fëmijë, një ishte i

Dy fëmijë kanë vdekur deri tani në Teksa nga fruthi, ku shpërthimi i kësaj sëmundjeje ka çuar në gati 500 numrin e rasteve dhe është përhapur në 22 shtete të tjera të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, thanë zyrtarët amerikanë. Sekretari i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore, Robert F. Kennedy Jr. – kundërshtar i kamotshëm i vaksinave i cili më parë kishte këmbëngulur se vaksinimi është zgjedhje personale – pohoi tani sipas REL, se vaksinat janë mbrojtja më e mirë kundër fruthit.

Fruthi, panik në SHBA: Vdesin dy fëmijë, një ishte i

“Mënyra më efektive për ta parandaluar përhapjen e fruthit është vaksina [kundër fruthit, shytave dhe rubeolës]”, shkroi Kennedy në rrjetin social X. Zyrtarët shëndetësorë në Teksas thanë se fëmija i dytë që humbi jetën është një vajzë 8-vjeçare e pavaksinuar, e cila nuk kishte sëmundje të tjera.

Ajo vdiq më 3 prill në spital nga problemet e frymëmarrjes te shkaktuara nga fruthi, thanë zyrtarët. Një fëmijë tjetër në Teksas vdiq më herët pas përhapjes së fruthit, që nisi në fund të janarit në këtë shtet. Fruthi ishte shpallur i eliminuar në Shtetet e Bashkuara nga viti 2000, por për raste të kohëpaskohshme me këtë sëmundje janë fajësuar udhëtarët nga vende të tjera.

Fruthi është një infeksion i shkaktuar nga një virus dhe, sipas OBSH-së, është një prej sëmundjeve më ngjitëse. Ai shfaqet me skuqje në lëkurë - fillimisht me njolla në fytyrë dhe pas veshëve, që më pas përhapen në gjoks dhe shpinë dhe në fund në këmbë. Simptomat tjera që e shoqërojnë fruthin, përfshijnë: temperaturë, koll të thatë, rrjedhje nga hunda, dhimbje të fytit e të tjera. Infeksioni ndodh në faza, nga dy deri në tri javë. Fruthi mund të parandalohet me vaksinim, por, në raste të caktuara, mund të jetë edhe sëmundje serioze ose fatale.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF