Prania e Luana Vjollces ne Ferma VIP 2 në vend të Fjoralba Ponarit u shoqërua edhe me largimin e producentes Holta Daku, por thuhet se kjo e fundit i dha përparësi fëmijëve dhe jo spektaklit që ngriti me duart e saj.
Vonë mësuam se kontrata e Luanës kushton jo më pak se 300 mijë euro dhe kjo për tre muaj. Duket se Vjollca ka ditur të ‘shesë’ veten, duke fituar 100 mijë euro në muaj nga Ferma Vip, shkruan pamfleti.net. Në hapjen e madhe, edhe pse premtonte argëtim dhe nuk i interesonin formatet e ngjashme në ekranet e tjera, Luana foli gjerë e gjatë për konkurencën, por e përmbylli me frazën: Jam në garë me veten.
Ndërsa ka nevojë edhe për një sqarim të vogël: meqë kujton se fjala ‘të thyejmë këmbën’ është shprehje e urtë popullore shqiptare…rri e qetë se është e huazuar nga italishtja.