Nëna e Craig Ainsworth, i cili ishte truproja i David dhe Victoria Beckham, publikoi një deklaratë në rrjetet sociale në të cilën ka konfirmuar lajmin e hidhur për vdekjen e djalit të saj, trupi i të cilit është gjetur pas një kërkimi intensiv në Spanjë.
“Ata gjetën Craig. Cfare dhimbjeje e madhe, bota e humbi Craig. Ai shërbeu në Afganistan dhe vuante nga PTSD, çrregullimi i stresit post-traumatik. Pusho në paqe i dashur”, shkroi Sally Ainsworth në llogarinë e saj personale në Facebook.
Ish-truproja i çiftit të famshëm sakaq shkroi një mesazh enigmatik dhe shqetësues para zhdukjes së tij në Spanjë.
“Mirupafshim, njerëz të mirë. Të jetosh është gjëja më e rrallë në botë. Shumica e njerëzve ekzistojnë; kjo është e gjitha. Për shumicën prej jush, kjo do të jetë një tronditje, por unë kam vuajtur shumë gjatë katër viteve të fundit, që kur izolimi shkatërroi gjithçka që kisha ndërtuar dhe humba disa qenie njerëzore vërtet të mrekullueshme që isha krenar t’i quaja miq dhe kolegë”, tha ai.
Në letër, 40-vjeçari u kërkoi të gjithëve që të mos zemëroheshin me të, ndërsa në të njëjtën kohë argumentonte se ai tani ishte një person “i lirë”.
“Nuk isha perfekt, por e kam jetuar jetën, kjo është e sigurt”, shtoi ai. “Nëse dikush mendon të dëmtojë veten, ju lutemi kërkoni ndihmë. Mos më imitoni, nuk e keni idenë se çfarë kam kaluar. Të dashurit e mi do të jenë të lumtur që kam gjetur paqen”, vazhdoi ai. “Unë nuk dua funeral. Aspak. Tani jam në paqe. Diçka që nuk e kam gjetur kurrë në jetë, por çfarë udhëtimi”, përfundoi letra e ish-truprojës së David dhe Victoria Beckham.



















