KreuCelebrity

Miliarderi i parë shqiptar; Samir Mane: Ëndrra ime ishte të kisha 100 mijë dollarë!

Miliarderi i parë shqiptar; Samir Mane: Ëndrra ime ishte të kisha

Pasuria e Samir Manes është vlerësuar nga Forbes në vlerën 1,4 miliardë dollarë dhe në një intervistë të dhënë për Blendin së fundmi ai ju përgjigj pyetjes se

Mane u gjend para një pyetjeje që Blendi Fevziu ua ka drejtuar edhe disa miliarderëve të tjerë në studio. Prej saj, ai zbuloi diçka interesante sepse jo vetë që s’e kishte menduar ndonjëherë se do të zotëronte këtë pasuri, por kishte parashikuar një shifër që do ta kënaqte.

Miliarderi i parë shqiptar; Samir Mane: Ëndrra ime ishte të kisha

“Të jesh i pasur, është e lehtë apo e vështirë? Domethënë ishte më e lehtë kur s’kishe asgjë, me duar në xhepa apo më i qetë tani qe ke 1,4 miliardë?”, e pyeti Blendi, ndërkohë që samiri u përgjigje,

“Natyrisht që mua më pëlqen tani jo për shkak të pasurisë, por padyshim për atë që kam arritur më pëlqen. Unë nuk kam menduar kur kam filluar këtë punë që do të kisha as 1 të miliontën e kësaj që kam”.

“Kur e nise, sa mendoje që do të ishte mirë?”, ishte pyetja e radhës të cilës ai ju përgjigj, “Atëherë kur kam filluar në Austri ka qenë me shilinga. Mendoja që do të arrija të kisha 1 milion shilinga që sot janë 100 mijë dollarë”.

“ Me 100 mijë dollarë ti do të quheshe…”, itha Blendi, teksa ia shtoi, “Do të isha i kënaqur për gjithë jetën time”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF