KreuCelebrity

Mendoi se ia hodhi: Këngëtari i famshëm përballet sërish me depresionin!

Mendoi se ia hodhi: Këngëtari i famshëm përballet

Robbie Williams pohoi së fundmi se është përballur sërish me depresionin, pas një periudhe dhjetëvjeçare në të cilën mendonte se e kishte hedhur pas kraheve ate periudhe të errët.

Mendoi se ia hodhi: Këngëtari i famshëm përballet

Artisti 50-vjeçar, i cili është përballur me probleme të shëndetit mendor që në të njëzetat, kohë kur po përballej edhe me varësinë dhe famën e menjëhershme, ka rrëfyer se në fillim të vitit 2025 ndjeu rikthimin e simptomave të depresionit. “Isha i bindur se isha shëruar. Kur ndodhi, nuk e kuptova fare pse po më ndodhte sërish”, është shprehur ai.

Përveç luftës së brendshme, këngëtari i njohur britanik po kalon edhe një periudhë të vështirë familjare. Nëna e tij, Janet, është diagnostikuar me demencë, ndërsa i ati, Pete, vuan nga sëmundja e Parkinsonit, e keto probleme, duket e kane rënduar edhe më shumë gjendjen emocionale te artistit.

 

 

Ky rrëfim i sinqertë vjen si një kujtesë e rëndësishme për ndikimin afatgjatë të shëndetit mendor dhe rëndësinë e kujdesit të vazhdueshëm, pavarësisht se sa e largët mund të duket e kaluara.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF