Piktura e pershkrime ka plot, por askush nuk e di saktësisht se si dukej Jezu Krishti. Disa nga përshkrimet më të njohura të Krishtit, nga “Darka e Fundit” e Leonardo da Vinçit deri tek “Gjykimi i Fundit” i Mikelanxhelos në Kapelën Sistine, u prodhuan gjatë Rilindjes Evropiane, një periudhë nga shekulli i 14-të në shekullin e 17-të.
As Bibla vete nuk ka bere një përshkrim të hollësishëm fizik të Jezusit. Megjithatë, sugjeron se ai ishte një njeri me pamje të zakonshme. «Jezusi nuk kishte asnjë bukuri ose madhështi të jashtëzakonshme»,—thuhet te Isaia 53:2b. Ne e dimë se ai ishte një burrë hebre, me disa historianë që sugjerojnë se ai kishte lëkurë të errët, sy të errët dhe flokë të errët.Sakaq, se fundi pretendohet se AI ka arritur te krijoje saktesisht imazhin e tij. Imazhi, i krijuar nga platforma mediatike britanike The Daily Express, përdorte Midjourney AI. Ai përshkruan një burrë me flokë të gjatë dhe mjekër, të ngjashme me portretizimin tradicional të Jezusit, me prerje dhe mavijosje në trup, në përputhje me kryqëzimin.
Imazhi i krijuar nga AI shkaktoi një debat të madh, si me të gjitha gjërat që lidhen me figurën historike të Jezu Krishtit. “Jezusi nuk kishte flokë të gjatë. Fundi. Corinthians 11:14 “A nuk ju mëson as vetë natyra, nëse një njeri ka flokë të gjatë, është turp për të?” shkroi një përdorues i X.



















